I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, përfundoi i papërgatitur në tavolinat dialoguese me palën serbe pasi nuk e kishte prioritet.
Abdixhiku vlerësoi se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.
“Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”.
“Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.
Abdixhiku thotë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova.
“LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku.
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...