Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies.
Abdixhiku tha se Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Kreu i LDK-së shtoi se Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryetari Lumir Abdixhiku përkujton heroin Afrim Bunjaku, në 1 vjetorin e vrasjes së tij:
Sot, më 24 shtator është bërë viti që nga rënia në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, e policit-hero, Afrim Bunjaku.
Ai u vra nga pjestarë të një grupi terrorist të sponzorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Afrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje.
Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri.
Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës.
I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA