Abdixhiku: Kryeministri paguhet 3000 euro, paga minimale në Kosovë 170 euro

11:36 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ku po mbahet interpelanca e Qeverisë për rritje të pagave ka thënë se kur dikush i rrit pagën vetes paraqet konflikt interesi.

Sipas tij ka shpërputhje enorme në sektorin publik sa i përket pagave.

“Nuk ka kuptim që kryeministri ti rrit vetes pagën 3 mijë euro ndërsa paga minimale të jetë 170 euro”, ka thënë ai.

Abdixhku ka shtuar se përveç Ligjit për Paga, do të duhej të krijohej edhe Ligji për Qeverinë pasi sipas tij, mirëmbajtja e 22 ministrive do të kushtoj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme