Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar ‘populizëm që varfëron’ vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen nga 100 euro për një kategori qytetarësh.
Ai po thotë se “mungesën e politikave zhvillimore e investimeve të mëdha kapitale” në vend, po e zëvendësojnë me populizëm, derisa e konsideron edhe lëmoshë.
“Këtë herë nga 100 euro lëmoshë secilit – pa ndonjë kriter, pa ndonjë kategorizim. Kanë ose s’kanë përfituesit, nuk ka fare rëndësi, të gjithë do të marrin njëjtë. Përveç se e padrejtë, kjo politikë sociale është edhe pa efekt. Në njërën anë 100 euro për vetëm një muaj, s’zbusin asgjë; në anën tjetër 100 milionë euro gjithsejtë janë para të humbura me një vendim. Nuk besoj se ka pasur, ka e do të ketë diku tjetër në botë ndonjë politikë kaq të madhe me kaq pak ndikim. Popullzimi këtë ka. Blen paqe sociale duke ushqyer varfërinë”.
Abdixhiku tha për shefin e Qeverisë se nuk ka ide e as njohuri për zhvillim dhe se këtë e dëshmoi sot përfundimisht, duke shtuar se ai Kurti beson se me intervenim njëmujor, mund ta bëjë të harrohet kriza e përballueshmërisë.
“Me 100 euro s’blihet shtrenjtimi i rrymës për 100%. Me 100 euro s’blihen vizat e punës për 120 mijë kosovarë. Me 100 euros s’blihet inflacioni dyshifror që vazhdon edhe përtej këtij muaji të shënojë rritje rekord. Me 100 euro s’blihen pagat e ulëta në sektorin privat e publik pa dallim. Me 100 euro nuk blihet papunësia, nepotizmi, mungesa e investimeve e regresi shoqëror. Politika zhvillimore është art. Këtë art, eksperti – tani i komunikacionit rrugor dhe gjurmëve në asfalt – s’ka se si ta kuptojë”./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza