Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për qëndrimin e këtij subjekti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Ai në Rubikon në Klan Kosova ka deklaruar se ata i kanë të njëjtat si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
“Dialogu nuk bëhet për Kosovën, bëhet me Kosovën. Në parimet që kemi pasë si pozitë dhe tani si opozitë qëndrimi për dialogun është i qartë. E para, pavarësia e Kosovës është e pa negociueshme, ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e konfirmon këtë kjo është çështja jonë e fundit, ne jemi palë, nuk jemi pjesë, nuk jemi argument”.
“E dyta, ndryshimi i kufijve, Kosova duhet të jetë kategorike sa i përket ndryshimit të kufijve. Pra, ndryshimi territorial duhet të jetë i panegociueshëm për Kosovën. Sepse e zhbënë shtetësinë e Kosovës, kjo zhbërje është në interes të Serbisë për arsye të “non-paper”-it të parë që është prezentuar në fillim, ka një organizim që e zhbënë Kosovën si shtet. Prandaj, jemi kundër për LDK-në Republika e Kosovës është e përfunduar”.
“E treta, Kosova duhet të ruajë karakterin unitar të saj, pra të jetë shtet funksional. Nuk i duhet ulësja e OKB-së Kosovës nëse është jo funksionale, nëse Kosova bëhet si Bosnje nuk i duhet një ulëse, nuk mund të funksionojë si shtet as në zhvillimin ekonomik, as në mirëqenie dhe as në prosperitet”.
“E katërta, duhet të definohet shpërblimi i Kosovës nga ky proces, anëtarësimi në BE, në NATO dhe njohja nga pesë vendet e BE-së”, ka thënë Abdixhiku.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...