Abdixhiku: Kosova, shtet që bëhet horë me të gjithë

22:59 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka komentuar situatën aktuale në vend në lidhje me arrestimin e gjashtë gylenistëve dhe depërtimin e tyre në Turqi.
Abdixhiku ka kritikuar ashpër institucionet e vendit duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, AKI-në e deri tek Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se këta zyrtarë e kanë shndërruar Kosovës në një shtet që bëhet horë më të gjithë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Pra, në pak fjalë, Kosova ka:
– Një President që e armiqëson vendin e vet me aleat.
– Një Kryeministër që s’din çfarë i ndodhë në Qeveri.
– Një Ministër që i raporton partisë jo qeverisë.
– Një intelegjencë në shërbim të një shteti tjetër.
– Një polici që kidnapon e deporton pa procedurë.
– E në fund një shtet që bëhet horë me të gjithë.
Kjo është gjendja mjeruese e Republikës sonë. Në këtë gjendje theqafje na sollën këta sot. Kaos, turpërim, mosdije e papërgjegjshmëri. Kaq dinë, kaq bëjnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme