Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.
Abdixhiku i bëri këto komente në konventën programore të degës së kësaj partie në Gjilan.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë ngjarje dhe gjithë andej takimeve që bëjnë, vërehet se LDK ka dyfishuar mbështetjen nga qytetarët.
Megjithatë, tha se nuk duhet të vetëkënaqen por duhet të jenë në pranë qytetarëve.
“Ne duhet të jemi fillimisht me ta më shumë se kurrë sepse përballja e tyre me realitetin ekonomik, politik e social është rënë si asnjëherë më parë. Në kohën e braktisjes së tyre nga qeveria, ne duhet të jemi zëri shtetar për ata, sepse as ne e as ata, e as Kosova nuk mund të durojmë humbjen e besimit në shtet e largimin masiv nga vendi. Derisa flasim ne këtu sot, cdo i dyti qytetarë i Kosovës mendon largimin nga vendi ynë, derisa flasim këtu në dy vitet e shkuara mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës janë larguar nga vendi ynë. I takon LDK-së të ndërtojë këtë komunikim me ta“, tha ai.
Sipas tij, nuk duhet të vetëkënaqen me dyfishim të mbështetjes por t’i fitojmë zgjedhjet nacionale dhe lokale.
“Qytetarët janë të lodhur nga premtimet e rreme, janë të lodhur nga diskursi polarizues, janë të lodhur nga paaftësia udhëheqëse e popullizmi nacional. Ata kanë nevojë për zgjidhje dhe zgjidhje për problemet e tyre bazike. Ata duan zgjidhje për inflacionin rekord në Kosovë. Sot për shkak të paaftësisë qeverisëse një e pesta e pasurisë suaj është e zhvlerësuar. Sot një familje kosovare paguan dyfish më shtrenjtë një shportë të njëjtë produktesh që ka paguar dy vite më parë. Sot çmimi i millit, vajit, bukës, derivateve e ushqimeve bazike është dy tre fish më i lartë. Në vend të zgjidhjeve, madje zgjidhjeve që edhe si opozitë i kemi ofruar, jokompetentet qeveritar kanë vendosur obzervime nga lart. Ata më nuk dëgjojnë hallet e qytetarëve tanë. Qytetarët duan edhe investime, duan rrugë, projekte kapitale, duan përmirësim të gjendjes së shëndetësisë dhe arsim. Sot paraja publike është e bllokuar dhe këtë më së miri Gjilani e dinë“, tha ai, duke shtuar se kompanitë përjetojnë çdo ditë vështirësi të shkaktuara nga kolapsi ekonomik dhe kjo përkthehet në rendes të mbijetesë së familjeve kosovare.
Ai shtoi se qeveria ka vendosur të ndalojë çdo investim publik edhe në shëndetësi.
“Gjendja në spitalet tona është mjerueshme, mjekët po na largohen, barnat nuk janë askund dhe sërish nuk ke shtet që i del zot qytetarëve tanë….përtej shëndetësisë, ne po futemi në javën e fundit të muajit e parë të mësimit derisa mbi 318 mijë fëmijë anë e mbanë Kosovës dhe 25 mësimdhënës janë në grevë. Në vend të zgjidhjes së problemit dhe kthimit të normalitetit, këta që bënë çmos për të marrë votë ushqejnë urrejtjen, ofendimin ndaj mësimdhënësve dhe vet polarizimin me një krizë që mund të përfundoj shumë shpejt e shumë lehtë“, tha ai.
Sipas tij, dimri po vjen dhe reduktimet gjatë verës tregojnë se do të kemi mungesë të energjisë elektrike dhe Qeveria nuk ka bërë investimet e duhura.
“Kosova sot nuk ka qeveri, jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë. Kjo është gjuha e paaftësisë dhe dështimi qeveritar ka vetëm një përfundim, atë të ndjelljes së frikës. Sot në vend të një qeverie që sjell dialog, qetësi, zhvillim e kujdes, qytetarët tanë marrin kërcënime të luftës, një kërcënim me luftë jashtë e polarizim ballafaques i brendshëm“, tha ai, duke porositur që sa më shumë të dëgjojnë për dështimet qeverisëse, do të dëgjojnë për kërcënime me luftë.
Ai ka se ky takim është nismë e takimeve që do t’i kenë nëpër komuna./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...