Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se këto tri vite qeverisje janë të humbura.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tregoi me çka “mburren” qeveria aktuale, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, qeveria mburret me pasaporta por nuk ka asnjë njohje në tre vjet.
“-Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!”, shkroi ai.
Lideri opozitar përmendi edhe marrëveshjen e fundit me Elektroseverin, për faturimin e energjisë në veri.
“-Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.”, u shpreh ai.
Për liberalizimin e vizave, Abdixhiku tha se procesi ishte ndërprerë dhunshëm në vitin 2016.
“Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.”, ka shkruar Abdixhiku.
“Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht. Kosova mundet më mirë! Kosova meriton shumë më mirë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...