Kongresi dyditor i Partive Politike Evropiane EPP, në të cilin morri pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i përfundoi sot punimet.
Gjatë këtij kongresi u zgjodh edhe kryetari i ri, Manfred Weber i cili mori besimin e mbi 447 delegatëve nga gjithsej 502 delegatë të EPP-së.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, ka thënë se në një epokë të re të zhvillimeve të kontinentit të vjetër, zgjedhja e Weber në krye të partive evropiane të qendrës së djathtë, është garancë e mirë për ecjen përpara të Evropës e vet Parlamentit Evropian.
“Manfred Weber është një mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i parezervë i rrugëtimit tonë evropian” ka thënë kryetari Abdixhiku, të cilit i dhuroi ‘helmetën dardane’ në shenjë rikujtimi për të mbajtur Kosovën gjithnjë në agjendën evropiane.
Gjatë dy ditëve në kongresin e EPP-së, kryetari Abdixhiku u takua me shumë liderë evropian. Përtej këtyre takimeve e bisedave të përbashkëta, në darkën e kryetarëve të partive, kryeministrave e Presidentëve të shteteve nën udhëheqjen e EPP, të shtruar nga nikoqiri holandez, z. Wopke Hoekstra, kryetari Abdixhiku bashkëbisedoi në veçanti edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola; kryeministrin kroat z. Andrej Plenković; Ministren Federale të Austrisë për Evropë znj. Karoline Edtstadler; liderin e ri të CDU-së në Gjermani, z. Friedrich Merz. Ndërkaq, një bisedë të veçantë kryetari Abdixhiku e kishte edhe me Bakir Izetbegović, ish anëtar i Presidencës Boshnjake e kryetar aktual i SDA.
Kryetari Abdixhiku, kërkoi mbështetje nga liderët që ishin të pranishëm në kongres, në procesin e liberalizimit, në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe ngritjen e vëmendjes së Evropës karshi Kosovës dhe Ballkani Perëndimor.
Vlen të theksohet se gjatë këtij Kongresi, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën. Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar.
Kryetari Abdixhiku, ka falënderuar Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën. Poashtu, falënderoj edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme./arbresh.info/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...