Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir abdixhiku ka folur për pesë stadiumet rajonale të cilat siç thotë ai, i ka prezantuar si koncept ide para investitorëve potencial.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se ndërtimi i këtyre pesë stadiumeve është pjesë e programit politik tashmë të zotuar publikisht, transmeton Arbresh.info.
“Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”, ka shkruar Abdixhiku.
“Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha. Aso që e ngritë vendin tonë përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike ku jemi sot. Kosova ka nevojë për transformim rrënjësor që na nxjerrë nga epiteti i ‘të fundit në Evropë’! Kosova ka nevojë për ndryshim dhe atë rrënjësor!”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...
Dyshohet se gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, policia se...
Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për më...
Rama ndan pamje nga ambientet e transformuara sportive të sh...