Google ADS

Abdixhiku: Janë çuar të gjithë për LDK-në, vetëm një kompromisi i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv

14:09 | 6 Janar 2019
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas thirrjes së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj që LDK të këndellet dhe t’iu bashkohet ekipit negociator.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku se janë aktivizuar të gjithë për LDK-në dhe vetëm një kompromis i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv.

Megjithatë, ai sqaron se LDK e ka të qartë rrugën e vet dhe se nuk ka vend për mendime të huaja.

Ky është postimi i tij:

Vazhdon ligjërimi ndaj LDK-së. Këtë herë na paska “këshilluar” njëri nga 40 e sa nënkryetarët e PDK-së. Se i kanë rregulluar punët e veta mosvet.

Janë aktivizuar të gjithë; me këshilltarë, nënkryetarë e kryetarë. Analiza e psiko-analiza për LDK-në. Si të veprojmë, si të sillemi, si të votojmë – taman për qejf të tyre. Çka do të bënim ne vallë pa ta?

Vetëm një hall i madh i aktivizon të tillët kështu. Veç një kompromis i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv – gjithsesi patetik. LDK e ka qartë rrugën e vet. Edhe për dialog, edhe për shtet edhe për koncensuz politik. Mbi të gjitha LDK ka njerëz mjaftë që i dalin të zot në mendim e veprim. Për mendime të huaja s’kemi vend.

Gjithsesi të njëjtat mund t’i përdorni lirshëm në udhëheqjen e partisë nga vendi i tretë. Aty të njëjtat ju kanë sjellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme