Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka reaguar zyrtarëve ministrorë nga Lëvizja Vetëvendosje, për siç thotë sulmet ndaj Hykmete Bajramit.
Abdixhiku shprehet se ajo po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit, transmeton klankosova.tv.
”Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë! Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!”, ka shkruar ai.
“Hykmete Bajrami është zonjë e fortë! Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!””, shtoi Abdixhiku./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës