Abdixhiku i del në mbështetje Zhegrovës: Në vargun e dështimeve të futbollit kosovar, ti je shpresa

19:27 | 8 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke treguar mbështetjen ndaj futbollistit.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook thotë se Edoni është djalë me vlera dhe se do të ngritet mbi çdo padrejtësi, pasi sipas tij “ai i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!”,

“Kokën lartë djalë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Postimi i plotë:

NJË POSTIM MBËSHTETËS PËR NJË DJALË TË RI

Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet.

E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë. Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm. Asnjëherë arrogant. Intelegjent në diskutime ani pse është veç në të 20-tat. Të kesh kaq shumë jetë strikte në këtë moshë të re shpesh them se është dënim. Por, ja që vetëm një i përkushtuar – një profesionist – bën kaq disiplinë!
Përtej gjithë këtyre, e pavarësisht gjithë këtyre, Edon Zhegrova është yll evropian.
Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës!

Pra është aset kombëtar!

Si i tillë ai duhej mbrojtur si aset kombëtar!

Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!

Kokën lartë djalë!

Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!/Arbresh.info/

LEXO EDHE:

FFK përjashton Zhegrovën, Muslijen dhe portierin Muriç

Plas skandali te Kosova, raportohet se tre futbollistet e përjashtuar ishin gjatë natës në diskotekë

Të ngjashme