Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se ftesa e Kurtit nuk ishte e sinqertë e as e vërtetë.
“Ftesa nuk ishte as e sinqertë e as e vërtetë, nuk ishte e sinqertë sepse në tekstin e ftesës flitej për agjendë legjislative që dy kryetarë partish s’kanë qa takohen kur kanë përfaqësuesit në kryesinë e Kuvendit. Përmbajtja ishte se flitej për zgjedhje, e dyta nuk ishte e vërtetë sepse në këto tri vite të Qeverisë ne si parti opozitare përkundër faktit që kemi shtruar dorën e bashkëpunimit, jemi përballë me një përbuzje dhe një propagandë të pashoq të kryeministrit dhe qeverisë”, tha Abdixhiku në Pressing.
“Tani unë nuk mund ta strehoj gjithë betejën politike të ndyrë në gjashtë mujorin e fundit të mandatit, është tepër vonë”, u shpreh ai.
“Për çështjen e veriut edhe ishim takuar, për çështje të sigurisë kishim marrë pjesë. Por jo për çështjen e draft-statutit të Asociacionit, ai nuk e kishte parë të arsyshme të ndajë me partitë opozitare një dokument të tillë e kishte Vuçiqi shumë para nesh”, deklaroi tutje Abdixhiku.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...