Analisti, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në facebook ka akuzuar disa anëtarë të UÇK-së për kontaminim të vlerave të luftës. Ai e ka përmendur rastin e djeshëm kur ‘Tigri’ dhe ‘Vandami’ drejtonin xhipin në shesh si shenjë feste për lirimin e Ramush Haradinjt, dhe reagimin e OVL të UÇK-së sot të cilët tentonin të pengonin një shfaqje teatrore.
Ky është reagimi i plotë i Abdixhikut:
Dje, “Tigri” e “Vandami” drejtonin xhipin e tyre të mbështjellë me stema të UÇK-së nëpër shesh, kërcënonin qytetarët, shanin policinë, thonin ligji s’vlenë për ne. U lanë të lirë.
Sot, Organizata e Veteranëve, mbështjellë sërish me hije të UÇK-së, ka vendosur të pengojë një shfaqje teatrale, pasi që, besoni ose jo, s’kanë aprovuar skenarin e saj. OVL është bërë tash autoritet i vlerësimeve artistike.
Njerëz si këta, janë kontaminuesit më të mëdhenj të emrit të UÇK-së. S’kanë lidhje me të, prandaj e ndotin lehtë. Në emër të lirisë këta kanë mbushur listat e veteranëve në plot 50 mijë. Në emër të lirisë këta kanë mbushur kutitë me votime nga 80 herë. Në emër të lirisë këta kanë ndërtuar lista pranimesh e shitjesh në universitet. Këta as idenë më të vogël se kanë të konceptit liri e as sakrificës për të.
Por njerëzit si këta, kanë ende gjasë të futen me xhipa në shesh, të kërcënojnë me jetë, të mashtrojnë, vjedhin e shesin autoritet, sepse kapësit, shefat e tyre, janë në pushtet. Janë brum i njëjtë.
Çlirimi nga zaptimi e kapësit e tillë është mision i ri patriotik i Kosovës. Është obligim i gjeneratës së re në vend.
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...