Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lumir Abdixhiku ka thënë se në përvjetorin e trembëdhjetë të ikjes në amshim kanë shpalosur pllakën dhe portretin përkujtimor të Nekibe Kelmendit brenda hapësirave të Selisë Qendore në LDK.
“Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë.”, ka shkruar ai.
“Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!”, shtoi Abdixhiku.
Ai tha se Nekibe Kelmendi ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë.
“Ajo ka gravuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që shkriu veten në formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.”, tha ai.
“Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara.”, u shpreh mes të tjerash kreu i LDK-së./Arbresh.info/
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren