Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjenocidi në Srebrenicë është “tragjedia më e madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”.
Ai në 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë tha se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e këtij akti ç’njerëzor.
“Plagët dhe dhimbjet e familjeve, janë ende të thella dhe të rënda për faktin se edhe pas shumë viteve, nuk ka drejtësi për Srebrenicën dhe mohuesit e saj – mbi të gjitha janë plagë të paharrueshme”, tha Abdixhiku shkruan në njoftimin e LDK-së transmeton Klankosova.tv
“Gjersa, mohimi i vazhdueshëm i këtij gjenocidi nga shteti serb si dhe proklamimi i projektit politik e kulturor për Serbinë e Madhe tregojnë qartazi për mospendesën e Serbisë dhe qëllimet e pandryshueshme historike për destabilizimin e rajonit. Mospendesa, mohimi e ikja nga përgjegjësia vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm relacionet mes popujve por dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike që Ballkani Perëndimor duhet të ketë”, shtoi ai.
Kreu i LDK-së, shtoi se sot “është imperative që Serbia të përballet me të shkuarën e saj, të pendohet për këtë të shkuar dhe të angazhohet drejt paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë”.
“Askush më mirë se ne, nuk e njeh këtë dhimbje. Kosova ndjenë me datat si 11 korriku, sepse ngjashëm ishte viktimë e spastrimit etnik serb. Ne, sot dhe përherë përkujtojmë të gjithë viktimat e regjimit shfarosës serb. Le të jetë kjo ditë përkujtimi; por dhe reflektimi që të mos ndalemi të punojmë për paqe për gjithë njerëzimin”, tha numri një i Lidhjes Demokratike.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren