Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka sfiduar kryeministrin Albin Kurtin për ballafaqim sy më sy.
Abdixhiku fton Kurtin të vijë në studio, e ballë për ballë të flasin për të ardhmen e Kosovës.
“Jo mediat nuk garojnë në zgjedhje, mediat bëjnë fjalën e lirë. Jo, shërbimi inteligjent nuk i përcjell mediat. Jo, shërbimet e shtetit nuk e mbyllin televizionin më të madh në vend. Jo, fjala e lirë nuk pengohet. Është amendament i demokracisë, dhe do të mbijetojë kot e kanë. Jo, mediat nuk bojkotohen në fushatë. Vjen zotëri si unë këtu, ballafaqohesh me njerëz pa e ditur kë e ke përballë deri në momentin e fundit”, tha Abdixhiku në Rubikon.
“E ftoj të vijë të ballafaqohet me mua për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës”, tha Abdixhiku.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...