Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar nisjen e zbatimit të vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë. Thotë se keqmenaxhimi s’duhet të plotësohet me aksione në veri.
“Si vendim është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kam qenë disa herë në Luginë dhe maltretimi që u bëhet njerëzve për me shku andej është i paarsyeshëm. Si vendim është pjesë e marrëveshjes, unë e përgëzoj qeverinë që po zbaton marrëveshjen e Brukselit”, thotë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.
“Kemi një gjendje faktike, kemi një pasojë, një rrjedhojë që ka të bëjë me një gjendje le të themi të kthimit të barrikadave dhe unë shpresoj që qeveria e ka të qartë se çfarë do të bëjë tash e tutje për shkak të gjendjes që ka krijuar atje”, shtoi ai.
“Por e pakta që këta djem duhet të dëgjojnë është një përplasje politike në Prishtinë për çështjen e vendosjes së ligjshmërisë në vend. Por qeveria tani duhet të menaxhoj situatën. Nuk guxojmë dy gjëra t’i bëjmë: E para, veriun ta shndërrojmë në një uniformitet të temës e më pas të bëhet temë ndërkombëtare dhe më pak të ketë tensione të sigurisë në Kosovë”, thotë Abdixhiku.
I pari i LDK’së ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën e qeverisjes.
“Nuk besoj që mungesa e qeverisjes në gjashtë muajt e fundit mund të kompensohet me asgjë, edhe pse nëse asgjë tjetër, ato që janë parë si pritje të mëdha e të ushqyera në mënyrë të vazhdueshme prej kësaj pozitë që dikur ka qenë opozitë jashtë shndërruar në barrë për pushtetin që në mënyrë të papërgjegjshme ka bërë opozitë”, tha Abdixhiku.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?