Google ADS

Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca juaj ishte thirrje për ndryshim

19:36 | 26 Nëntor 2024
K.B

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë për Turneun e Ndryshimit.

Sipas tij, prezenca e qytetarëve në secilin tubim ishte thirrje për ndryshim, shkruan Arbresh.info

Kreu i LDK-së ka thënë se turneu do të vazhdojë edhe në Suharekë e Gjilan.

Postimi i tij:

Një falënderim i veçantë, për mbështetjen e madhe qytetare dhënë për Turneun e Ndryshimit. Prezenca juaj masive në secilin tubim ishte thirrje për ndryshim; ishte thirrje për bashkim! Kësaj thirrje i përgjigjemi me ftesë për veprim!

Sepse Republika jonë është vet ëndrra jonë!

Ndryshimi sot është misioni jonë!

Turneu vazhdon. Në përgatitje finale për tubimet e radhës në Suharekë (27 nëntor), Gjilan (30 nëntor), e Olten të Zvicrës (1 dhjetor)!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme