Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për debatin e ngritur së fundi lidhur me mashtrimet me listat e veteranëve të UÇK-së.
Abdixhiku thotë se veteranët mashtrues përfaqësojnë kapjen e shtetit.
Ai tutje ka kujtuar edhe kohën kur në Kuvend kërkoi pastrimin e listave të veteranëve, mirëpo nuk gjeti përkrahjen e deputetëve.
Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Abdixhikut:
E vërteta del dikur.
Kur të del, del me 19,000 mashtrues.
Kur para një viti kisha ngritur në Parlament temën e listave mashtruese të veteranëve, s’mbet deputet i interesave të kapjes që s’u morr me mua. E tëra çfarë kërkoja ishte pastrim i listave, ndjekje penale ndaj mashtruseve, vendosja e pragut maksimal e përmirësimi i pozitës së veteranëve të vërtetë. Ishte e kotë çfarë flisja; s’donin të dëgjonin hiç. Jo pse s’kisha të drejtë, por sepse të njëjtit ishin pjesë e mirëmbajtjes së skemës së mashtrimit. Fundja, skema si këto – e të tjera plot – u sigurojnë votat në pushtet.
Si përgjigje ndaj kërkesës sime, disa më thanë ‘ti e urrenë UÇK-në’, të tjerë se jam ‘UDB’, e dikush në fund tha – në thellësinë e injorancës – ‘le të dalin edhe 100 mijë se për këtë kena luftu’. Paramendoni.
Për çka keni luftu? Me i zhvatë nga 40 milionë euro në vit? Kujt po ja merrni këto para? Bashkëqytetarëve tuaj të varfër që s’kan spitale, shkolla e shtet minimalisht? Çfarë vlere qenka kjo?
E vërteta është se ju s’përfaqësoni as më të paktën e vlerës së luftës. As s’përfaqësoni interesat e veteranëve njëmend. Ju përfaqësoni kapjen. Kaq është përfaqësimi juaj në këtë vend. Dhe në këtë kapje, ju fusni dhe më të shenjtën e këtij vendi. Edhe dëshmorin, edhe veteranin, edhe vet luftën e çlirimim – sepse s’keni kufi.
19,000 mashtrues.
40 milionë euro vjedhje në vit.
E vërteta del dikur. Fatkeqësisht, derisa të dalë, me vete bartë koston e rrënimit moral, financiar e shoqëror të shtetit; të t’shkuarës, të t’tashmes e të t’ardhmes së tij. E keni flliqë! Po të merrnim vendim atëherë, siç propozoja ujë, do t’i kishim 40 milion euro sot më shumë.
Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, shkak dyshimet për prani...
Federata “Vatra” nderon Haradinajn me titullin anëtar nderi ...
Vuçiq flet me Putin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusis...
Maratona, Veliaj: Sa më shumë të zhvillohet Tirana, aq më sh...
Bajrami – Muratit: Të vetmit që po keqintrepretoni e po mani...
Maratona e Tiranës, shpallen fituesit në distancën 21 km