Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me paktin 10 pikësh kundër korrupsionit të iniciuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku i ka quajtur të shkretë njerëzit e PDK-së, duke u shprehur se për kapësit luftimi i korrupsionit është ngjarje epokale.
“Për kapësit, luftimi i korrupsionit është ngjarje epokale. Për ta, të shkretit ata, veç ideja është kthim që meriton vëmendje ceremoniale. Prandaj e bëjnë të madhe. Prandaj dhe nënshkrimi. Merreni me mend çka po bëjmë – vet me vete e thonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje Abdixhiku është shprehur se shtëpia nuk vjedhet kështu duke ju referuar PDK-së, ai ka thënë se do t’i dërgojnë në opozitë.
“Për secilin tjetër, ndërsa, me pak vullnet të mbarë, mos me vjedhë është parakusht elementar. Është e nënkuptuar. Shtëpia s’vjedhet! Gjithsesi, pajtohemi se kapësit e mbajnë çelësin e ndaljes së korrupsionit. Prandaj po i dërgojmë për një kohë të gjatë në opozitë! Jemi veç një muaj larg”, ka shkruar Abdixhiku.
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg