Abdixhiku: E ardhmja është e ndritshme, struktura e LDK-së në Prishtinë po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

12:59 | 17 Shtator 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka vazhduar me zgjedhjen e kryetarëve të kuvendeve në katër vende në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi se pjesëmarrja e qytetarëve është impresive nëpër çdo degë dhe sipas tij kjo është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’, shkruan Arbresh.info.

“Të faleminderit Prishtinë – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’”, ka shruar Adbixhiku.

“Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, shtoi Abdixhiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme