Google ADS

Abdixhiku: Do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë

20:33 | 2 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e ka të qartë vizionin se si ta dërgojnë Kosovën përpara.

Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka publikuar një video nga vizita që ka zhvilluar të martën në Gjakovë, me ç’rast tha se bashkë do të u japin familjeve kosovare Republikën që e meritojnë.

“Ne, kemi vizion të qartë se si ta dërgojmë Kosovën para. Ne, nuk mund t’i humbasim edhe katër vite të tjera sikurse këto të shkuarat. Do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë. Bashkë, do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë”, ka shkruar Abdixhiku krahas videos./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme