Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se përtej rolit politik, si prind i dy vajzave, e ka personale që Kosova të jetë vend i barabartë për vajzat dhe gratë.
“Kjo shoqëri nuk është që nuk i mbështetë gratë në politikë sepse i ka dy gra presidente. Por fokusi jonë ka qenë që t’i japim gruas fuqi në parti. Në zgjedhjet e brendshme të LDK-së kemi zgjedhur dy gra nënkryetare. Doarsa dhe Hykmetja. Jehona Lushaku nënkryetare dhe Sibeli drejtoreshë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se është i interesuar që ta forcojë këtë në bazë, sepse 68% e grave janë jo aktive në politikë.
“Unë jam i interesuar që ta forcojmë këtë në bazë, sepse na mungon kur mbajmë tubime e s’ka gra. Ato duhet të dëshmojnë që roli i gruas duhet të jetë në politikë. Gratë në Kosovë janë në një sistem që janë të detyruara të rrinë në shtëpi”, tha Abdixhiku në Dukagjin.
Kandidati i LDK-së për kryeministër ka folur edhe për planin e tij për ndërtimin e një centrali modern me gaz, duke përdorur një pjesë të fondeve të Trustit.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap strategjik për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend dhe përmirësimin e sigurisë energjetike.
“Trusti pensional është përdorur për shpërndarje, unë nuk jam lidhtar i një shpërndarje të tillë, ndonëse në disa momente e kamë konsideruar se do të duhet bërë. Unë po flas për investime. Kosova i ka 2.6 miliardë euro të trustit pensional të investuara jashtë. Trusti investon në mesatare 0.5 për qind, është normë shumë e ulët”, tha kreu i LDK-së
“Një pjesë të këtyre parave që nuk llogariten si borxh publik, pasi do të llogaritet si investim. Rreth 500 milionë të Trustit i investon në centralin me gaz. Dhe Trusti do të jetë investitori i centralit me gaz. Në do të kemi një kontratë afatgjate 50 vjeçare me ShBA-në, ta ndërtojmë centralin me gaz me firma amerikane”, ka theksuar Abdixhiku.
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...