Abdixhiku: Do të formojmë komision hetimor për të hulumtuar ku po shpenzohen mjetet e ndara nga Qeveria

10:49 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Lumir Abdixhiku deputet i LDK- së i cili ka folur në emër të GP të LDK ka thënë se tashmë që nga dita e parë e kësaj qeverie është bërë traditë shpërndarja e parasë publike pa asnjë kriter dhe gjithçka kishte filluar me shpronësimin e tokave në Hade.

Ai tha se një praktikë e tillë po vazhdon edhe këtë vit, ku sipas tij qindra mijëra euro jipen në mënyrë arbitrare.

“Jemi të shqetësuar që vetëm për dy muaj është shtjerr kaq shumë rezerva shtetërore”, ka thënë ai. Keqpërdorime të tilla paraqesin shkelje të rënda kushtetuese si dhe ëprmbajnë edhe akte penale, andaj do të trajtohen. Ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për krijimin e një komisioni që të kërkoj nga Qeveria informim për çdo cent që është dnarë nga buxheti i Kosovës dhe ku është shpenzuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme