Abdixhiku dhe Szunyog diskutuan për gjendjen aktuale politike në vend

14:02 | 14 Shkurt 2024
E.G

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit, në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Szunyog, diskutuan rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto çështje, shkruan Arbresh.info.

Szunyog u njoftua nga Abdixhiku mbi pikëpamjet e LDK-së dhe angazhimin partiak në Kuvend si dhe komunikimin e vazhdueshëm i cili po bëhet me qytetarët e vendit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit si dhe mbështetjen që BE-ja mund t’i jap Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme