Google ADS

Abdixhiku dhe ambasadori britanik flasin për Koronavirusin

17:23 | 2 Prill 2020
L G

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënyrë të organizuar./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme