Abdixhiku: Dënimi i Vukotiq motiv për prokurorinë t’i dënojë kriminelet që janë në liri

21:13 | 5 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dënimi i Zoran Vukotiq edhe pse i vonuar është drejtësi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky rast duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për dënimin e kriminelëve tjerë që janë në liri.

Postimi i plotë:

Krimet e luftës as nuk vjetërsohen e as nuk harrohen. Drejtësia e vonuar – edhe pas 23 vitesh – është megjithatë drejtësi.

Zoran Vukotiq është i dënuari i parë në Kosovë  për dhunim seksual të një gruaje shqiptare. 10 vjet burg nuk zhbëjnë vuajtjet sistematike të grave e burrave shqiptarë; porse mbesin shenjë e obligimit tonë shoqëror e historik për dëshmim të krimit si krim.

Dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë; e këtyre të fundit për t’u bërë të qartë që një ditë – megjithatë – dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme