Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se qëllimi i partisë së tij nuk është të censurojë mediat ose të krijojë ndarje ndërmjet qytetarëve, duke theksuar se “fokusi i LDK-së është e ardhmja dhe jo përçarja.”
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se ndjenja e frustrimit të popullit nuk ka qenë dhe nuk do të jetë ndonjëherë një vlerë për Kosovën.
“Angazhimi ynë nuk është për të shtypur mediat apo për të instaluar ndarje dhe përçarje mes qytetarëve tanë. Frustrimi i popullit nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një vlerë për popullin e Kosovës; kështu që do t’i refuzojmë përpjekjet e huaja për të përhapur urrejtje! Koha është e shkurtër dhe ka shumë punë për të bërë. Pas përfundimit të ndërtimit të çerdhes në Lipjan, po vazhdojmë me përmirësime të rëndësishme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Po zgjerojmë hapësirat, po rrisim kapacitetet dhe po shtojmë shërbimet – për të ofruar kujdes shëndetësor modern për të gjithë qytetarët e këtij qyteti! Sepse kemi shumë punë për të bërë. Sepse Kosova ka shumë për të arritur! Sepse e ardhmja, dhe jo përçarja, është ajo që na shqetëson!” – ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...