Kryetari i Lidhjës Demoktartike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Kolonel Ahmet Krasniqi në 24 vjetorin e vrasjës së tij.
Abdixhiku tha se Krasniqi ishte një ndër patriotët më më të mëdhenj të vendit, u vra 24 vite më parë, në mbrëmjen e vonshme të 21 shtatorit të vitit 1998, në Tiranë. Ministri i luftës, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Kolonel Krasniqi, ishte një strateg i jashtëzakonshëm ushtarak dhe një intelektual i shquar i lëvizjes sonë kombëtare për liri, pavarësi e demokraci; një bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova.
Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd në vitin 1973 dhe pas diplomimit në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues në vitin 1983, Kolonel Krasniqi kishte vazhduar karrierën ushtarake në Zagreb. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, ku kontributi i Kolonel Krasnqit ishte jetik, ai kishte vazhduar angazhimin në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për tu emëruar si Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. Njerëzit e afërt me të, bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët e miqtë, e portretizojnë Kolonel Krasniqin si një njeri të veçantë, me vlera të larta njerëzore e patriotike; një njeri modest, por me bindje të ngurta e të palëkundura për popullin dhe atdheun e tij e tonin pa dallim.
Vrasja e tij 24 vite më parë ishte rrënim i një shtylle të qëndrueshme të përpjekjes sonë shoqërore për liri. Zbardhja e kësaj vrasje është obligim për secilin.
Sot, me anëtarë nga Kryesia e LDK, me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Krasnqit, bëmë nderime tek varri i tij në Velani të Prishtinës. Familja dhe miqtë, të mbesin krenar për emrin dhe veprën e tij./arbresh.info/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani