Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet pasi është obligim ndërkombëtar, por që duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
Ai në T7 ka cekur se pyetjet që janë ndaj formimit të këtij Asociacionit janë vetëm për kohën e formimit të tij dhe asaj se si do të duket.
“Kushtetuesja e ka dhënë vendimin me 22 pika mbi të cilin duhet të bazohet ky Asociacion”, ka thënë ai.
“Asociacioni duhet të formohet. Pyetja është kur dhe si?”, shtoi ai.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova është vënë në pozitë të keqe edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë me veprimet e fundit në kuadër të dialogut.
“Vuçiq mburrej para Serbisë se rreshtohej me Putinin. Si mund të bëhet sot që SHBA të dalë e ta lavdërojë për konstruktivitet e neve të na japë kritika”, shtoi ai.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...