Abdixhiku: Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën

14:44 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Marrëveshja për ta votuar Demarkacionin është arritur mbi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton arbresh.info.

Këtij statusi Abdixhiku ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi.

“Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falënderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme