Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk duhet ta harroj ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku në këtë postim ka shkruar se Amerika ishte me Kosovën në okupim, luftë dhe tani në paqe.
Këto komente Abdixhiku i ka bërë pasi që në Kosovë kanë ardhur 24 nga 51 mjete ushtarake amerikanë që janë ndihmë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:
Historia që s’duhet harruar kurrë:
– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.
– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.
– 2008 Amerika sponzorizon pavarësinë e Kosovës.
– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.
Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...