Lidhja Demokratike e Kosovës po mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Para mbledhjes, kryetari Lumir Abdixhiku mbajti një fjalë rasti, ku tha se strukturat që janë zgjedhur deri tani, kanë për obligim që ta shtrijnë dhe përhapin programin e LDK-së, në tërë Kosovën.
“LDK dëshmoi vlerat e saj identitare të organizimeve të brendshme si kulmim i demokracisë dhe mobilizimit të demokracisë. Ne sot bashkërisht bartim përgjegjësinë për shtrirjen e programit tonë gjithandej nëpër Kosovë”.
Abdixhiku tha se aktivizimi politik nuk kufizohet vetëm në salla, e as në beteja të brendshme. Kjo sipas tij bëhet tek njerëzit, bëhet në çdo qytet, çdo fshat në çdo anë.
Sipas tij ata e presin, punën e tyre. “Kemi punuar në momente të vështira, kur pak kush ka besuar në ringritjen tonë të shpejt, kemi punuar në momente të rënda kur shumë kush nuk e ka dashur konsolidimin tonë të shpejt”, tha pos tjerash ai.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar angazhim nga strukturat e partisë, degët e nëndegët, duke thënë se ata që nuk angazhohen dhe që s’punojnë nuk kanë vend në parti./rtk
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...