Abdixhiku: 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara – fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

12:13 | 28 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se nga 160 çerdhe të premtuara vetëm 4 janë të realizuara.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë, shkruan Arbresh.info.

“Çka u tha e çka s’u bë? Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! “, ka shkruar Abdixhiku.

“Ndryshimi po vjen!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme