Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste për gazetën Zëri thotë se qeveria Haradinaj nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, për aq sa është kjo Qeveri, për aq sa është retorika e saj qeverisëse rreth Demarkacionit s’do të ketë lëvizje të lirë për 1.8 milion kosovarët, duke u shndërruar kështu në pengmarrëse e qytetarëve të saj
Nëse qeverisja e parë e Ramush Haradinajt mbahej mend për 100 ditët e famshme të saj, kjo e fundit do të mbahet mend për 100 zëvendësministrat e saj. Ky është vlerësimi i deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku për 100-ditëshin e qeverisë aktuale, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe kohore ekzekutivi i vendit ka dhënë sinjale të dështimit në organizim, në agjendë qeveritare, në zhvillim ekonomik dhe në marrëdhënie ndërkombëtare.
Deputeti opozitar Abdixhiku insiston se qeveria “Haradinaj” nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave, me ç’rast është shndërruar në pengmarrëse të qytetarëve të saj.
“Kjo Qeveri nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave. Për aq sa është kjo Qeveri, për aq sa është retorika e saj qeverisëse rreth Demarkacionit s’do të ketë lëvizje të lirë për 1.8 milion kosovarë. Pra, kjo Qeveri është pengmarrëse e qytetarëve të saj”, ka pohuar Abdixhiku./Zëri/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...