Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, duke kujtuar Ditën e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë, ka bërë thirrje për të gjitha institucionet përgjegjëse që të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ai tha se familjarët e tyre meritojnë të dinë se ku i kanë të dashurit e tyre.
“Sot është Ditë Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Për hir të një të ardhme më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje rreth fatit të të dashurve të tyre. U bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë më shumë për të hedhur dritë në fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Abbott në Twitter.
Në këtë datë, e cila bie në të njëjtën datë me Masakrën e Mejës, krerë institucionalë bënë homazhe për të rënët, derisa dhanë zotime se tema e tyre do të jetë primare në bisedat me Serbinë. Këtë të fundit, kryeparlamentari Konjufca e akuzoi se nuk do ta hapë territorin e saj për të hulumtuar për të zhdukurit./arbresh.info/
Today is the National Day of Missing Persons in Kosovo. For the sake of a better future, all families of the missing deserve answers about the fate of their loved ones. I call on all relevant institutions to do more to shed light on the fate of missing persons.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) April 27, 2022
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...