Në prag të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott thotë në një intervistë për KP, se do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e Kosovës duke punuar me qeverinë e re për të cilën thotë se do të ecë përpara me partnerët ndërkombëtarë.
Diplomati britanez thotë se përgjatë këtyre 12 vjetëve, Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura, diçka që për shtetin prej nga ai vjen, thotë se është shumë e rëndësishme.
Nicholas Abbott thotë zhvillimi i institucioneve të pavarura është shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e bashkuar, që të vazhdojë të mbështesë Pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e qeverisë.
“Unë duhet gjithashtu të uroj Kosovën në 12 vjetorin e pavarësisë së saj. Kosova mbetet një shtet i ri, por siç e përshkruaj unë Kosova është gjithashtu një vend i të rinjve, dhe unë mendoj se çka ne kemi parë gjatë këtyre 12 viteve është që Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura dhe siç e dini për Mbretërinë e Bashkuar për të mbështetur atë pavarësi për të mbështetur integritetin e qeverisë dhe institucioneve shtetërore është shumë e rëndësishme, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim me qeverinë e re të cilët do të ecin përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë, kështu që e uroj Kosovën dhe mezi pres që të festojmë edhe shumë vite të tjera të pavarësisë që do të vijnë”, thotë ai.
Ambasadori Abbott thotë se ekziston një marrëdhënie e ngushtë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës që prej ndërhy rjes së forcave ushtarake britaneze 20 vjet më parë në Kosovë.
Por, ajo që vërehet në vazhdimësi është mbështetja që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes të pjesëtarëve të saj.
E ambasadori thotë se bashkëpunimi i tyre me FSK-në tashmë është traditë.
“Natyrisht ekziston një marrëdhënie e ngushtë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, për shkak të ndërhyrjes 20 vjet më parë kur forcat tona ushtarake ishin këtu në terren, dhe unë mendoj se kjo krijoi menjëherë një marrëdhënie dhe padyshim një marrëdhënie që tani është zyrtarizuar për sa i përket marrëdhënies sonë me FSK-në, trajnimin që ne ofrojmë këtu në vend por veçanërisht shembullin e trajnimeve që ne ofrojmë në Mbretërinë e Bashkuar”, thotë Abbott.
Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, dhe Mbretëria e Bashkuar është prej vendeve të para që e ka njohur atë.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike