Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.
Më këtë rast ambasadori i Britanisë Nicholas Abott tha se, suksesi në këtë proces është sukses i Kosovës e dështimi në emërime jo të duhura është dështim i Kosovës.
” Me kënaqësi po nënshkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit për rekrutime në Kosovë. Nepotizmi dhe korrupsioni si probleme të mëdha rrallë shfaqen. Këto problemë nuk mund të zgjedhën nga jashtë. Jam i vetëdijshëm që kjo nuk është e lehtë por është parakusht për zhvillimin. Ky projekt ofron mbështetje por përzgjedhja ju takon Kosovës. Suksesi i këtij projekti do të jetë i Kosovës por edhe dështimet në emërime të pabaza dhe pa kerit do të jenë dështim për Kosovën. Kemi pas procese të suksesshme të rekrutimit. Kuvendi ndonjëherë ka bërë emërime të paplanifikuara në raste të tilla do të reagojmë pasi që kjo është e dëmshme për Kosovën. Uroj që mos të kemi raste të tilla. Korrupsioni luftohet çdo ditë,”, tha ai.
E Kryetarja e Kuvendit pati një mesazh për deputetet të cilët do të votojnë për emërimet në agjenci e bordet e Kosovës.
“Ky memorandum është vullnet i dyanshëm. Përmes këtij partneriteti ne synojmë ta rrisim transparencën në përzgjedhjen e personave në agjenci dhe borde. Pozitat e parapara janë në përgjegjësi të Kuvendit të Kosovës . Në këtë memorandum janë të përfshira fillimisht 10 institucione. Puna e kompanisë së përzgjedhur do të varet edhe nga gjendja e pandemisë në vende. Do të sigurohemi që këta ekspert të jenë gjithnjë prezent. Do të sigurojmë që profesionistët ta marrin votën e deputetëve të Kosovës”, tha ajo.
Nga këtu ambasadori Abott do të ketë një takim më Kryeministrin Avdullah Hoti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2819551031500600/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador