Abbott kërkon nga institucionet e drejtësisë të bëjnë më shumë për ndjekjen e krimeve të luftës

12:31 | 26 Prill 2021
M. A.

Amasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka inkurajuar Qeverinë e vendit për të forcuar më shumë kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të quar përpara proceset e gjykimit për krime lufte në Kosovë.

Ai gjatë pjesëmarrjes në konferencën për “Gjykimet e krimeve të luftës, Përparim i ngadaltë”  tha se Britania e Madhe është e përkushtuar që ta mbështes Kosovën në këtë drejtim.

“Unë inkurajova Qeverinë për të forcuar më tej kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të trajtuar dhe procesuar gjykimet dhe për të dhënë drejtësi për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. MB është e përkushtuar të mbështesë institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile për të adresuar këto çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme”, tha ai në një postim në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme