Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.
ME anë të një poatimi në Facebook, Abbott tha se ka pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe.
“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se: “Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi”, shkroi Abbott.
Tutje, ai ka shtuar se veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave./Arbresh.info/
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...