Abbott: Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë

15:56 | 25 Qershor 2023
E.H

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot i ka shprehur ngushëllime familjes së dy viktimave që humbën jetën gjatë mbrëmjes të së shtunës në Pejë, për shkak të vërshimeve.

Përmes një postimi në Twittet, Abbot ka theksuar se i bën përshtypje përkushtimi i qytetarëve që iu ofruan ndihmë të prekurve nga vërshimet.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka shkruar Abbot./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme