Abbot mirënjohës ndaj Osmanit e Kurtit për mesazhet ngushëlluese për Mbretëreshën Elizabeth

14:55 | 9 Shtator 2022
E.H

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar përmes rrjetit social Twitter pas mesazheve ngushëlluese që kryeministri Kurti e presidentja Osmani dhanë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Ai tha se është shumë mirënjohes ndaj krerëve të shtetit për mesazhet ngushëlluese, por edhe për mesazhet e tjera dashamirëse.

“Kjo është dëshmi e respektit të thellë nga shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, është shprehur Abbott.

Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth vdiq dje pas 70 viteve në fron, e cila udhëhoqi dhe i shërbeu Mbretërisë së Bashkuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme