Google ADS

Abazoviqi kryeministër i ri i Malit të Zi, Rama: Kush do ta kishte se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë

20:26 | 28 Prill 2022
L G

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan pyet se kush do ta kishte besuar se Ballkani me 6 shtete do kishte tre kryeministra shqiptar.

“ I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë? Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë? Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë?❤️”, shkruan Rama.

Ndryshe, Abazoviq u zgjedh sot kryeministri i ri i Malit të Zi.

Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa tre deputetë të SD-së ishin kundër, shkruan Vijesti.
Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër zëvendkryeministra që janë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe dy ministra pa portofol./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme