Abazoviq takon Kurtin, i ofron që Mali i Zi të jetë mikëpritës i rundit të radhës të dialogut Kosovë-Serbi

12:26 | 16 Qershor 2023
K.B

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ofruar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviq pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme