Abazoviq takohet me Hillin, flasin për promovimin e paqes në rajon

12:51 | 18 Prill 2024
L G

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill.

Kryetari i partisë Ura shkroi në “X” se ka gjithmonë kënaqësi të diskutojë me diplomatin amerikan pë promovimin e paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Është gjithmonë kënaqësi të flasësh me [ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beorgad] Christopher Hill në temën e promovimit të paqes dhe prosperitetit në rajon”, shkroi Abazoviq.

Të ngjashme