Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur se Kisha Ortodokse Serbe është sjellë në mënyrë jo-korrekte me Malin e Zi.
“Shtetin e Malit të Zi, Kisha Ortodokse e ka trajtuar, për mendimin tim, në një mënyrë jo-korrekte. Shumica nga ta kanë thënë se nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, një grup tjetër ka thënë se ne jemi këtu para shtetit të Malit të Zi, dhe nuk duam të iu nënshtrohemi ligjeve tuaja”, tha kështu Abazoviq në Rubikon.
Abazoviq u pajtua se Kisha Ortodokse serbe nuk pranon të takohet me kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurti për të arritur një marrëveshje, ku tha se mbi këtë çështje nuk ka përgjigje.
Por ai shprehu se do të kishte dëshirë që një marrëveshje e tillë të arrihej, për shkak se do të sillte paqe.
“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që ka qejf të shoh një paqe në rajon, unë mendoj që kjo gjë mund të shfrytëzohet si model”, tha ish-kryeministri malazez.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...