Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë.
Në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër, ai tha se ajo ka implikime të mira për të gjithë në rajon.
“Unë e përsëris mendimin tim dhe të qeverisë, por sidomos mendimin tim personal, se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon. E kuptoj se kjo është çështje mes dy shtetesh, dhe ne nuk kemi ambicie për të hyrë aty dhe të përzihemi, dhe as nuk na takon. Vetëm si dikush që është me të vërtet mik, vëlla, kush ia don të mirën, mendoj se do të kishte qenë shumë mirë për t’u arritur marrëveshja përfundimtare. Do të kishte qenë boost i madh për të gjithë”.
Më tej, politikani shqiptar në Mal të Zi tha se Sa më pak kohë që shpenzohet deri te njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, aq më mirë për të gjithë.
“Realiteti është ky (marrëveshja përfundimtare me njohje), vetëm se është në pyetje se si do të arrihet kjo, dhe sa kohë do të shkojë deri në arritjen e marrëveshjes. Sa më pak kohë, aq më mirë, sa më shumë, të gjithë do të jenë më të lodhur. Unë e shoh çka ka qenë në tavolinë, sa kemi mundur të shohim në media e nga kontaktet me ndërkombëtarë, normalisht edhe me përfaqësuesit e të dy palëve”.
“Unë kam takuar edhe kryeministrin e Kosovës në Shkup, kam takuar edhe presidentin e Serbisë, dhe atë që mendoj unë, jam më se i sigurt se kjo formë mund të jetë një hap i madh përpara për me shku drejt një marrëveshjeje ndërkombëtare. Çka i duhet Kosovës? I duhet njohja ndërkombëtare, integrimi në organizata ndërkombëtare. Kjo pra është, dhe ta relaksojë çështjen edhe me Serbinë. Në anën tjetër, normalisht se ndoshta duhet disa të drejta më shumë t’i jepen komunitetit serb në Kosovë. Nuk e shoh as atë problematike, nuk është diçka që nuk ekziston në shtete tjera, por mendoj se aty duhet të gjendet një kompromis minimal dhe të shkohet drejt një përfundimi për të cilin besoj se do të kishte qenë shumë i suksesshëm për të gjithë”, deklaroi Abazoviq në KlanKosova.
lexo edhe:
Abazoviq: Kam pasur të drejtë për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...