Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencë tha se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila, siç theksoi ai është zgjidhje për krizën qeveritare.
Ai poashtu bëri të ditur se Qeveria e Malit të Zi ka bërë disa gjëra të mira, duke kujtuar se kanë përkrahur maksimalisht pushtetin ekzekutiv dhe kanë qenë shtylla më e fortë në të cilën mbështetet qeveria.
Abazoviq beson se lëvizja e tyre ofron një model për të cilin besojnë se është e mundur zgjidhja, shkruan RTCG.
“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, ta mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë. dhe të paktën 49 deputetë”, u shpreh ai.
Ai tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian.
“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazovic, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?